Nga pakujdesia godet dy këmbësorë, arrestohet nga policia
Gjilan – Në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan raportohet se më 13.01.2018 i dyshuari mashkull shqiptar me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë, një mashkull dhe një femër shqiptare, me ç’rast iu ka shkaktuar lëndime trupore.
Me datën 24.01.2018, është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


