Fundamenti

Qemajl Mustafa ka një porosi, pas selameve të haxhi Lutës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit nuk ka qëndruar indiferent karshi akuzave publike që ka bërë Lutfi Haziri në adresë të tij dhe të akuzuarve të tjerë. Qemajl Mustafa i cili gjithmonë tregohet transparent dhe i guximshëm në qëndrime thotë se Lutfi Haziri është njeri i llafeve të mëdha dhe punëve të vogla.

Reagimi i plotë i Qemajl Mustafës.

Zonja Lunaçek po e kërkon “kokën” tënde Lutë, jo timen.
Nga një tubim zgjedhor Luta i llafeve të mëdha e i punëve të vogla i paska que selam degës së PDK në Gjilan me këto fjale:
“Ata që merren me zyrën e prokurimit në Gjilan, unë po ju them qysh keni fytyrë me lypë votë kur 40 veta i keni të akuzuar për krim të organizuar e korrupsion, në krye me ish-kryetarin e Komunës?!”

E unë ish kryetari po i shtoj vetëm pak fjalë;
E din mirë Luta pse jam pikërisht unë i akuzuar me ata 38 të tjerët. Jam unë sepse ende nuk është akuzuar Luta dhe klani i tij i mega krimit në Kosovë.

Fundamenti

Në fakt, ky mega krim që e ka sjelle Kosovën në gjendjen çfarë është sot, neve na e ka formulue akuzën amatoreske e cila nuk po ju rrinë në këmbë sepse është e bazuar në rrena, insinuata e shpifje.

Nga një intervistë e zonjës Lunaçek për Dojche Ëelle me 2 Qershor unë e shkëputa një pjesë të përgjigjes në pyetjen për kushtet për liberalizim. Siç po e shihni të nderuar, kjo zonjë po i kërkon “kokat” e mëdha para drejtësisë e jo viktimat e sistemit të drejtësisë të kapur nga Luta e klani i tij. Pra, Lunaçek po e kërkon pikërisht “kokën” e Lutës dhe të familjes së tij politike kriminale e cila ka metastazue dhe ka shtrirje në gjithë spektrin politik të Kosovës. Ku më shumë e ku më pak.

“Dy kushtet janë: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje për demarkacionin e kufirit kanë rënë dakord dhe e kanë nënshkruar kryeministri dhe përfaqësuesit e LDK dhe PDK, në Vjenë më 25 gusht 2015. Kushti tjetër është dënimi i personave me funksione të larta të përfshirë në krimin e organizuar dhe korrupsionin. Pra nuk mjafton vetëm hapja e proceseve, por kërkohet edhe dënimi i tyre”.
Pra, kur shkon Luta, çkapet dhe nis çlirimi i shtetit dhe kjo ka me ndodhë patjetër. Të shpresojmë shpejtë ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.