Hidromorava

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë një veturë përfshihet nga zjarri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Me 24 janar 2018, rreth 06:55 ankuesi m/shqiptar shtetas i Kosovës me vendbanim në fshatin Sllatinë e Epërme raporton në Policinë e Kosovës në Viti se vetura e tij e markës Citroen ngjyrë e kuqe e ka kapluar zjarri dhe është duke u djegur.

Vetura sipas ankuesit ishte e parkuar në garazhin e tij. Si pasojë e zjarrit është djegur edhe një traktor i markës IMT 39 pronë e ankuesit. Përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur.

KKVITI

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikëseve ku kanë arritur ta fusin në kontroll zjarrin. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet e Krimteknikës. Për momentin nuk dihet shkaku i zjarrit.

Sipas ankuesit dëmi material që është shkaktuar është i konsiderueshëm njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/