UBT

Policia ndalon tre persona të dyshuar që po konsumonin substanca narkotike

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e specializuara anti drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan gjatë zbatimit të planit Operativ “Stop drogave nëpër Shkolla”, gjatë patrullimit kanë hasur në tre persona të cilët ishin duke konsumuar substancë të dyshimtë narkotike.

Është konfiskuar substanca e dyshuar dhe është bërë matja ku ka peshuar 0,8 gram. Njëri nga të dyshuarit shqiptar (1998), ka pranuar se substanca ka qenë e tij, dy të dyshuar në këtë rast janë intervistuar në cilësi të të dyshuarve, kurse personi i trete është intervistuar në cilësi të dëshmitarit.

Eco Higjiena

Me vendim të prokurorit të shtetit Rasti procedohet në PTH në procedurë të rregullt njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/