ARKATANA

Pacolli, lideri i vetëm i lidhur shpirtërisht me Gjilanin dhe Anamoravën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Behgjet Pacolli pothuajse është lideri i vetëm kosovar që Gjilanin e njeh dhe e din mirë si merr frymë. Pak gjilanas e kuptojnë se Pacolli karrierën e tij e nisi pikërisht në Gjilan dhe kjo është arsyeja që ai mund të flas me orë të tërë për ish fabrikën e Tekstilit “Integj”, për ish fabrikën e duhanit, ish fabrikën “Morava e Binqës” dhe shumë zhvillime tjera që lidhen me Gjilanin. Behgjet Pacolli është i lidhur shpirtërisht me Gjilanin dhe e meriton një përkrahje maksimale thotë Demir Behluli krijues i madh në Gjilan e Anamoravë.

Behgjet Pacolli më mirë se çdo lider tjetër kosovar e ka të njohur rritën dhe zhvillimin e Gjilanit. Hapat e parë në karrierën e tij prej profesionisti ose punëtori zyrtar i ka nisur në Gjilan.

Demir Behluli një krijues dhe mik i Behgjet Pacollit me të cilin ka punuar në fabrikën “Integj”, kujton qaste e momente interesante nga karriera e Pacollit. “Ai ka shumë arsye që flet për Gjilanin sepse është i lidhur shpirtërisht me këtë qytet, me rritën e tij. E din frymë si merr Gjilani, i ka prekur e përjetuar zhvillimet dhe hovin e madh të asaj kohe për Gjilanin. Andaj para qytetarëve flet me aq pasion e dashuri për Gjilanin” shprehet Demir Behluli.

Uji Dea

Madje për Demir Behlulin, Behgjet Pacolli më shumë se askush tjetër ka të drejt të flas të interesohet e të punojë për Gjilanin. “I shoh njerëzit teksa befasohen kur Behgjeti flet me emra e me shifra për Gjilanin e Anamoravën dhe pothuajse nuk ka tubim ku nuk ka njerëz e të afërm me të cilët ka punuar. Është tip i thjesht dhe një personalitet që ka dashuri për Anamoravën” shprehet Behluli.

Behgjet Pacolli tashmë është shndërruar në një lider në Anamoravë dhe një mbrojtës e përkrahës i madh i zhvillimit të kësaj pjese. Shumë qytetar kanë dëshirë ta shohin Pacollin në krye të shtetit të Kosovës. “Asnjë dëm nuk i ka bërë këtij vendi, përkundrazi vetëm dobi e të mira materiale i ka sjellur Kosovës. Po të ishin të tjerët ose shtetet fqinje personalitetin e Behgjet Pacollit do ta nderonin me epitetin e më të mirit. E ne shpejt i harrojmë njerëzit e suksesshëm, po jam i sigurt se tashmë koha e Behgjet Pacollit ka ardhur dhe qytetarët po e ndjenjë ardhjen e tij thotë në fund Demir Behluli.

Ndryshe Behgjet Pacolli të mërkurën do të jetë sërish në Gjilan në palestrën e sporteve ku do të mbajë tubimin me qytetar duke filluar nga ora 16 e 30 në sallën e sporteve “Bashkim Selishta./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.