UBT

Fermerët vitias ftohen të aplikojnë për grante në kuadër të projektit “InTerDev”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në qytetin e Vitisë është mbajtur sot një takim informues me fermerë të kësaj komune. Qëllimi i këtij takimi ka qenë që vitiasit të njihen për së afërmi rreth projektit “InTerDev” dhe granteve që parashihen të jepen nga ky projekt për fermerët vitias në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

Në këtë takim informues ndër tjerash u bë me dije se grantet parashohin përkrahjen financiare dhe teknike. Nga përkrahja financiare qytetarët mund të përfitoj nga 2.500€- 15.000€ kurse përfituesit duhet të participojnë me 15% të mjeteve.

Bernadina Krasniqi, Drejtoresh Ekzekutiv e Fondit për Zhvillim Lokal tha se në bashkëpunim me Organizatën UNDP-së dhe Komunën e Vitisë është duke implementuar në këtë komunë projekti “InTerDev”. Ajo ndër tjerash bëri me dije se sot është bërë ftesa e dytë për propozime me qëllim të përkrahjes së fermerëve vitias në të gjitha sektorët e bujqësisë.

Uji Dea

Sipas saj të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët e kësaj komune përveç atyre që kanë përfituar nga ky projekt në vitin 2017.

“Të gjithë fermerët kanë të drejtë të aplikojnë përveç atyre të cilët kanë përfituar gjatë vitit 2017. Gjithashtu ju bëjmë me dije se Komuna e Vitisë është pjesë e këtij projekti që nga viti i kaluar andaj të gjithë fermerët e vegjël që kanë një sipërfaqe të vogël të tokës, pak asete pune kanë të drejtë të aplikojnë. Por grantet nuk ju dedikohet fermerëve apo përpunuesve të mëdha por kryesisht për prodhuesit të vegjël”, u shpreh ajo. Drejtoresha Krasniqi, njoftoj se në kuadër të këtij projekti qytetarët në radhë të parë mund të përfitojnë një asistencë financiare dhe teknike dhe njëherit falënderoj shtetin austriak të po mbështet këtë projekt të rëndësishëm. Ajo shtoj se nga përkrahja financiare qytetarët vitias mund të përfitoj nga 2.500€- 15.000€ kurse përfituesit duhet të participojnë me 15% të mjeteve.

Përndryshe projekti ka për qëllim të krijoj vende të reja të punës ,të përmirëson mirëqenien e qytetarëve dhe të rrisë të hyrat në familje. Kurse ky projekt po realizohet në Komunën e Vitisë që nga viti 2017 dhe parashihet të zgjas deri në janar të vitit 2020./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.