Uji Dea

Lunaçek, Qeverisë së ardhshme: Votojeni Demarkacionin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka thënë se të zgjedhurit e rinj duhet ta votojnë Demarkacionin.

Kështu ka thënë Lunaçek përmes një video-mesazhi para studentëve të Kosovës, atyre të rajonit dhe ndërkombëtar të cilët kanë mbajtur një mbledhje simultative në Kosovë, ku edhe kanë diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave, raporton KlanKosova.

“Shpresoj se të zgjedhurit e rinj pas 11 qershorit do të veprojnë përgjegjshëm dhe do ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi dhe do ta luftojnë seriozisht korrupsionin – dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave”, tha ajo.

ARKATANA

Studentët në këtë mbledhje kanë folur edhe për luftimin e terrorizmit, ndërsa për këtë çështje një mesazh e pati edhe Lunaçek.

“Sa i përket terrorizmit, forcat e vendeve të Bashkimit Evropian duhet të bashkëpunojnë më tepër në luftimin e këtij fenomeni”.

Në këtë ngjarje ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Kadri Veselit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ajo e Arsimit Bajramit, ministrit në largim të Arsimit, por asnjëri nuk kanë marrë pjesë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.