UBT

Vëllai sulmon motrën, gjatë arrestimit edhe zyrtarët policor

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në fshatin Velekincë të Gjilanit Policia e Kosovës stacioni Policor i Gjilanit janë njoftuar nga viktima shqiptare shtetase e Kosovës e cila ka raportuar një rast dhune familjare, ku i dyshuari është vëllai i sajë, që besohet ( me të meta psikike). Pas intervenimit nga patrulla dhe njësitet mbështetëse të Policisë i dyshuari, kishte sulmuar me mjete të forta zyrtarët policor, ku gjatë sulmit dy zyrtar Policor pësojnë lëndime trupore.

Pas futjes në kontroll dhe arrestimit të të dyshuarit në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur një granatë dore, ku është njoftuar edhe njësitit për Deminim.

FIDANISHTJA

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari dërgohet në spitalin e Psikiatrisë me masën e ndalimit për 48 orë. Rasti në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/