ARKATANA

Abrashi rikthehet nga lëndimi dhe shënon në miqësore

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi është rikthyer nga lëndimi dhe ka shënuar në miqësore, shkruan albinfo.ch.

Abrashi shënoi për Freiburgun në barazimin 1:1 ndaj Hamburgut, ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.

Miqësorja është luajtur të dielën në Sotogrande të Spanjës, ku skuadrat po i zhvillojnë përgatitjet për stinorin pranveror në Bundesligë.

Eco Higjiena

Abrashi shënoi në minutën e 86-të, kurse luajti gjatë gjithë takimit, derisa te Hamburgu deri në minutën e 65-të luajti mbrojtësi Mërgim Mavraj.

Mesfushori 27-vjeçar për Freiburgun këtë edicion ka pasur vetëm tri paraqitje në Bundesligë. Ka munguar në shumicën e ndeshjeve për shkak të lëndimeve. Ky është një lajm i mirë për skuadrën gjermane dhe Kombëtaren shqiptare që kanë vuajtur mungesën e mesfushorit luftarak.

http://www.albinfo.ch/abrashi-rikthehet-nga-lendimi-dhe-shenon-ne-miqesore/