Riza Durmishi shënon gol në fitoren e Betisit ndaj Sevillës
Futbollisti shqiptar Riza Durmishti ka shënuar gol në fitoren spektakolare të Betisit ndaj Sevillës në La Liga.
Durmishi e shënoi golin e tretë në fitoren 3-5 të Betisit në udhëtim të Sevilla në kuadër të javës së 18-të të La Ligës spanjolle, transmeton Express.
Ai realizoi në minutën e 63-të, për t’i dhënë epërsinë Betisit 2 me 3, që në fund fitoi 3-5. /Express/


