Kika e Hogoshtit anëtare e re e Ligës së Parë
Gjilan – Futbollistët e Kikës së Hogoshtit në ndeshjen e barazhit të zhvilluar në stadium “Agron Rama” në Obiliq, ka mposhtur skuadrën e Ulpianës me rezultat 10-9 pas ekzekutimit të penaltive.
Futbollistët e Kikës nga Liga e dytë grupi “B” u deshtw të djersitet shumë për ta mposhtur Ulpianën, por kjo fitore është më se e ëmbël pasi nga kampionati i ardhshëm do të jetë anëtare e re e Ligës së Parë në futbollin e Kosovës.
Atmosferë impozante kishin krijuar dy tifot e klubeve “Luanët” e Kikës dhe “Tigrat” e Ulpianës, të cilët me përkrahjet e tyre u dëshmua se futbolli po i kthehet shtetit të Kosovës.
Në pjesën e parë nuk pati raste shënimi, kryesisht ishin gjysmë raste pa u rrezikuar portat e dy skuadrave.
Në fillim të pjesës së dytë në minutën e 48-të, Syla i Ulpianës gjuan fuqishëm por Imeri i Kikës ishte i vëmendshëm.
Shtatë minuta më vonë, në minutën e 55-të, Mustafa i Kikës dështon nga një rast tejet idealë duke humbur mundësin të shënon.
Në minutat shtesë të lojës në atë 92-të, Hoxha i Kikës ka mundur të vulos fatin e këtij ballafaqimi por këtë mundësi nuk e lejon portieri, Potera i cili shpëton portën e tij.
Ndeshja shkoi dy herë nga 15 minuta por nuk u pa ndonjë rast shënimi.
Fatin e këtij barazhi e përcaktuan penaltitë, të cilat ishin maratonike u deshtë të ekzekutohen 12 penalti për secilën skuadër për u përcaktuar fituesi.
Në radhët e Kikës penaltitë i ekzekutuan:
Au.Latifaj-shënon, Sërmaxhaj-dështon, Gjaqkaj-shënon, Hoxha-shënon, Mustafa-shënon, Kryeziu shënon,Leka-shënon, Biqkaj-shënon,Al.Latifaj-shënon, Kastrati-dështon, Imeri-shënon dhe Au.Latifaj-shënon.
Në radhët e Ulpianës penaltit i ekzekutuan:
Bruqi-shënon, Morian -shënon, Mustafa -dështon, Bahtiri-shënon, Alidema-shënon, Emini-shënon , Neziri-shënon, Beqiri-shënon, Hoxha-shënon, Hyseni-dështon, Ramosaj-shënon dhe Bruqi-dështon.
Siç parashihet në fshatin Hogosht të Dardanës, festa do të vazhdon gjerë në orët e hershme të mëngjesit./rajonipress/


