Mashtroj zyrtarët e arsimit, përvetësoj rrejshëm para, pranga të dyshuarit
Gjilan – Në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili është prezantuar rrejshëm si përfaqësues i një organizate jo qeveritare me ç’ rast ka mashtruar zyrtar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan.
I dyshuari ka arritur që përmes mashtrimit të përvetësoj në dy raste të ndara një shumë parash prej 480 €. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


