Uji Dea

Edhe një tjetër klub kërkon të rrëmbejë Memushajn nga Benevento

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ledian Memushaj mund të luajë në të njëjtën skuadër me Migjen Bashën për pjesën e dytë të sezonit, pikërisht te Bari.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare me shumë mundësi do të largohet gjatë janarit nga Benevento, që është e destinuar të bjerë nga kategoria, teksa mbyll renditjen e Serisë A me vetëm 4 pikë në 19 ndeshje të fazës së parë.

UBT

Janë të shumta skuadrat e Serisë B që dëshirojnë shërbimet e mesfushorit 31-vjeçar, ku së fundmi ka dalë në skenë edhe Bari, që ka synim ngjitjen në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Te skuadra puljeze luan sezonin e tij të dytë Migjen Basha, i cili konsiderohet një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës.