United Hospital

Arsim Bajrami: Prioritet shtetëror krijimi i një arsimi të lartë cilësor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në një bashkëbisedim me stafin akademik të Universitetit “Kadri Zeka”, ka theksuar se UKZ është model për universitetet tjera në republikën e Kosovës.

Ministri Arsim Bajrami gjatë qëndrimit në UKZ, fillimisht është pritur nga Rektori Bajram Kosumi për të vazhduar më pas në takim me stafin akademik të Universitetit “Kadri Zeka” për të bashkëbiseduar rreth“Cilësisë në Mësimdhënie në Republikën e Kosovës”.

Me këtë rast Rektori Bajram Kosumi tha se, sistemi arsimor në Kosovë sado i mirë që është, prapë se prapë nuk është mjaftueshëm i konkurrueshëm me vendet e Bashkimit Evropian. Ai tha se duhet të krijojmë cilësi edhe më shumë sepse cilësia është mjet kryesor për zhvillim të qëndrueshëm dhe faktor i rëndësishëm i promovimit institucional.

Ndërsa Ministri Arsim Bajrami duke folur rreth “Cilësisë në Mësimdhënie në Republikën e Kosovës” ka thënë se në Universitetin “Kadri Zeka” ndihet mjaft mirë sepse ky institucion ka një mision, ku të rinjve u jepet një arsim i avancuar në mënyrë që ëndrrën që të bëhen liderë të së ardhmes, ta realizojnë pikërisht në këtu.

Hidromorava

Ministri i MASHT-së Arsim Bajrami tha se UKZ është model për universitetet tjera në republikën e Kosovës.

Ai tha se tani asnjë prioritet më të madh nuk ka, se sa Republika e Kosovës si shtet i ri, shtet në zhvillim, të krijojë një arsimi të lartë cilësor.

Krijimi i arsimit të Lartë cilësor, zhvillimi i universiteteve të fuqishme, janë gjenerator të zhvillimit ekonomik, ka thënë Ministri Bajrami.

Ndërkohë, rektori Bajram Kosumi, Ministrit Arsim Bajrami, i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhëne në zhvillimin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.