UBT

Bunjaku e di se kundërshtari është i fortë, por shprehet optimist

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, është i vetëdijshëm se kundërshtari i Kosovës në ndeshjen e 11 qershorit është shumë i fortë.

Gjatë konferencës për shtyp ditën e hënë, ai ka thënë se takimi ndaj Turqisë është i vështirë, mirëpo Kosova është një skuadër që po përmirësohet dalëngadalë.

Mobi Casa

Trajneri beson se të zgjedhurit e tij dinë të krijojnë raste dhe bëjnë lojë ekipore.

Prandaj, ai është optimist që përfaqësuesja e Kosovës do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv në “Loro Boriçi”. /Telegrafi/