Kosumi: Viti 2018 do të jetë vit i cilësisë në Universitetin e Gjilanit
Gjilan – Viti 2018 do të jetë vit i cilësisë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Le të besojmë dhe të shpresojmë që të jemi krenarë me studentët, me cilësinë e mësimit dhe me profesorët tanë ka thënë rektori Bajram Kosumi.
Duke përmbyllur vitin 2017, shprehim kënaqësinë tonë të përbashkët për punën që po bën universiteti ynë i dashur. Edhe pse i ri, ai po zhvillohet drejt misionit të tij për të qenë dritare dhe portë e Gjilanit, Anamoravës dhe e Kosovës për në botë.
Viti 2018 do të jetë vit i cilësisë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Le të besojmë dhe të shpresojmë që të jemi krenarë me studentët, me cilësinë e mësimit dhe me profesorët tanë.
Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju ftoj të ecim drejt sukseseve të reja në të ardhmen.
Duke ju uruar të gjithëve për festat e fundvitit, ju dëshiroj shëndet, lumturi e begati në jetët tuaja dhe të familjeve tuaja thuhet në urimin e Bajram Kosumit./rajonipress/


