ARKATANA

Rrahën e bëhen për spital, shkak kontestet pronësore, katër të dyshuar prangosen

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës nga stacioni Policor në Viti është njoftuar për një rast rrahje në progres në fshatin Beguncë të Vitisë. Njësitet patrulluese ju kanë përgjigjur rastit duke intervenuar me urgjencë. Personat e përfshirë katër nga ta kanë rezistuar dhe penguar policinë. Zyrtarët policor kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll. Janë arrestuar katër personat e dyshimtë që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës.

Dy të dyshuarve të lënduar pjesëmarrës në incident ju ka dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën në Viti. Motivi i këtij rasti ka qenë një kontest pronësorë.

Hidromorava

Në lidhje me rastin në Stacionin Policor ka ardhë Prokurori i shtetit i cili ka marrë vendim që të katër të dyshuarit e përfshirë në rrahje të ndalen në mbajtje për 48 orë, rasti i kompletuar dorëzohet në procedurë të shpejtë në Prokurori njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/