KKVITI

Treshja e pushtetit në rrezik, Specialja të zgjerohet

/ 9 minuta lexim
Mobi Casa

Duke parë edhe këto tendencat e fundit të të ‘fortëve” të politikës që të mbahen fuqishëm në kapjen kriminale të shtetit dhe për asnjë çmim të mos ballafaqohen me shtetin e së drejtës, tani është koha e fundit kur duhet bërë të qartë edhe bashkësisë ndërkombëtare se mafia kriminale në Kosovë është aq e fuqishme, saqë asnjë BOSS i nivelit të lartë, qoftë nga politika e inkriminuar apo nga mafio-oligarkia e lidhur me pushtetin, nuk ka shans të arrestohet e lëre më të dënohet.

“Tentimi për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale ka qenë një tentim pa substancë, i pasinqertë e joserioz për shfajësimin e trinomit politik, Thaçi, Veseli e Haradinaj, nga dëmet që ia kanë bërë Republikës e Kosovës. Është një mundësi e mirë që të zgjerohet mandati i Gjykatës Speciale për hetimin dhe gjykimin e krimeve ekonomike të pasluftës, pasi hetimi dhe gjykimi i krimeve ekonomike brenda kësaj strukture të ndërtuar brenda frymës së ndërtimit të institucioneve publike është utopi të mendohet”, tha analisti Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”

Duke parë edhe këto tendencat e fundit të të ‘fortëve” të politikës që të mbahen fuqishëm në kapjen kriminale të shtetit dhe për asnjë çmim të mos ballafaqohen me shtetin e së drejtës, tani është koha e fundit kur duhet bërë të qartë edhe bashkësisë ndërkombëtare se mafia kriminale në Kosovë është aq e fuqishme, saqë asnjë BOSS i nivelit të lartë, qoftë nga politika e inkriminuar apo nga mafio-oligarkia e lidhur me pushtetin, nuk ka shans të arrestohet e lëre më të dënohet.

Kjo do të thotë se i vetmi shans për kosovarët dhe Kosovën si shtet do të ishte jo shfuqizimi i ligjit për Specialen, por zgjerimi i kompetencave të Gjykatës Speciale,e cila do të merrej edhe me skandalet zhvatëse të përmasave qindra- milionëshe dhe miliardëshe, së pakut nga pas pavarësia e deri më sot. Kjo duhet të ndodhë si ndryshim i pakontestueshëm, pasi sipas njohësve të rrethanave politike në vend, Kosova është shtet model që tregon se sa mjeshtërisht arriti mafia e tejinkriminuar në Kosovë të blejë e të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët e vendit, por edhe të blejë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, duke mbyllur lëndë e deri te marrja e vendimeve qesharake dhe kundërligjore, siç ishte rasti me “ZMobile” dhe shumë të tjera skandale kriminale.

Drejtësia e kapur

Analisti Jeton Kelmendi thotë për gazetën “Kosova Sot” se një model të tillë gjithëpërfshirës të Gjykatës Speciale, edhe përtej dyshimeve për krime lufte, i duhet patjetër shtetit të Kosovës pasi për vite të tëra, gati dy dekada, Kosova nuk arriti të këtë sistem të pavarur të drejtësisë nga politika. “Kosova ka dështuar për krijimin e organeve të pavarura të drejtësisë, që parashihen si të tilla edhe me Kushtetutën e vendit, pra që të jetë organ i pavarur dhe të funksionojë plotësisht si i tillë. Unë mendoj dhe kam bindje të plotë që drejtësia në Kosovë është një mekanizëm i kapur nga politika dhe parapolitika, dhe për këtë fajin kryesor nuk është se e kanë vetëm faktori ndërkombëtar, por para së gjithash është faktori politik vendor, bile shumë më shumë përgjegjësi kanë vendorët, sepse vendorët po qeverisin krejtësisht të pavarur nga ndërkombëtarët në këtë sistem që nga shpallja e pavarësisë dhe ndërtimi i institucioneve të reja të pavarura të shtetit të Kosovës”, u shpreh ai. “Ne kemi pasur mjaft kohë që ta ndërtojmë edhe një gjykatë të tillë- Speciale, e cila do të merrej me të gjitha krimet, sikur që kanë bërë pak a shumë edhe Serbia edhe Kroacia dhe Bosnja. Mirëpo, për moskrijimin e kësaj për pasojë kemi ndikimin e të fuqishmëve të politikës, të cilët janë të paprekshëm dhe të cilët asnjë gjykatë në Kosovë nuk e ka guximin të ngrejë aktakuzë, e aq më pak t’i dënojë ata njerëz të fuqishëm të politikës, të cilët janë të inkriminuar deri në fyt në krime të ndryshme, prandaj kemi tani si reaksion të kësaj edhe krijimin e kësaj Gjykatës Speciale, kundër së cilës po ngritën tani disa njerëz të papërgjegjshëm dhe të padijshëm që po tentojnë ta zhbëjnë atë. Mirëpo, kjo nuk zhbëhet, sepse janë dy marrëveshje kontraktuale që janë bërë me faktorin ndërkombëtar pas asaj marrëveshjeje, prandaj gjithçka duhet të vazhdohet e të zhvillohet ashtu sikur që është bërë e planifikuar deri më tani”, theksoi Jeton Kelmendi për “Kosova Sot”.
“Është një fat i keq për Kosovën që trinomi Thaçi, Haradinaj e Veseli po e kontestojnë tani këtë gjykatë”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot”

“Vetëm duke ia zgjeruar kompetencat kësaj gjykate edhe për krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë në Kosovë, do t’i bëhet akoma më e qartë edhe bashkësisë ndërkombëtare, se mafia kriminale në Kosovë është aq e fuqishme, saqë asnjë BOSS i nivelit të lartë, qoftë nga politika apo nga mafio-oligarkia, nuk ka shans të arrestohet e lëre më të dënohet. Pra, i vetmi shans për kosovarët dhe Kosovën si shtet do të ishte zgjerimi i kompetencave të Gjykatës Speciale, e cila do të merrej edhe me skandalet zhvatëse të përmasave qindra- milionëshe dhe miliardëshe, duke përfshirë edhe periudhën kohore prej pas pavarësisë e deri më sot”, tha Ali Hertica për “Kosova Sot”
“Të gjitha padrejtësitë e krijuara, gjithë dëmtimin e sferës publike, si dhe gjithë dëmtimin e përgjithshëm të sferës sociale, kjo qeverisje e ka bërë më paramendim dhe me strategji të qartë”, tha Arsim Haziri për “Kosova Sot”

FIDANISHTJA

Sundimi oligarkik, pengesë e fortë

Analisti politik Ali Hertica vlerëson se derisa oligarkia politike e institucionale në shoqërinë kosovare vazhdon të jetë një regjim politik, nuk mund të ketë drejtësi funksionale as shtet ligjor. “Lëshimi më i madh dhe gabimi i politikës kosovare, dhe i subjekteve politike parlamentare ka qenë që në fillim, që nuk është arritur një konsensus i përbashkët politik për zgjerim të mandatit të Gjykatës Speciale, që të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjitha krimet e luftës në Kosovë, jo vetëm në bazë etnike si gjykatë raciste ku akuzohen vetëm shqiptarët dhe të amnistohet shteti serb, i cili ishte shkaktari i të gjitha krimeve në Kosovë. Po kësaj gjykate do të duhej dhënë edhe kompetenca të tjera të zgjeruara që të mund të trajtojë pa kufizim edhe të gjitha aferat e mëdha korruptive të krimit të organizuar, që kanë kapur shtetin, e të cilat nuk po ka kurajën e guximin t’i prekë asnjë nga nivelet e tanishme të Prokurorisë së Shtetit dhe gjykatat”, u shpreh ai. “Vetëm duke ia zgjeruar kompetencat kësaj gjykate edhe për krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë në Kosovë, do t’i bëhet akoma më e qartë edhe bashkësisë ndërkombëtare se mafia kriminale në Kosovë është aq e fuqishme, saqë asnjë BOSS i nivelit të lartë, qoftë nga politika apo nga mafio-oligarkia nuk ka shans të arrestohet e lëre më të dënohet,”, potencoi Hertica për “Kosova Sot”.Ndërsa, analisti Reshat Badallaj pohon se rrjeti kriminal i nëntokës kriminale kundër Kosovës, i organizuar aq fuqishëm nga kriminelët e pamëshirshëm, janë duke e shkatërruar vendin. “Gjykata Speciale do të jetë turpi i shekullit që ka ndodhur në Kosovë. Por edhe kjo gjykatë do të bëjë sehir, nuk do të merret me hetimet dhe dënimet e mafio-oligarkëve dhe krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale, nuk do të merret me bandën mafioze serbiane, që quhet BANDA DEVOLLI, që ka bërë hatanë në Kosovë duke e vjedhur deri në palcë,duke bërë kontrabandë shtetërore Serbi -Kosovë, duke u pasuruar me para të PISTA, duke futur krunde derrash dhe qensh,”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot”.

Strategji qeveritare kriminale

Analisti politik Hidajet Ahmeti thotë se ndërtimi i hierarkisë kriminale dhe bashkëpunimit ndërinstitucional jashtë rregullativës së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë ka qenë strategji e qeverive të pasluftës për ruajtjen, marrjen dhe mbajtjen e pushtetit. “Tani, edhe Gjykata Speciale është produkt i dështimit të gjyqësorit në Kosovë, si pasojë e dështimit dhe ndikimit të dirigjimit të politikës në institucionet publike të pavarura, e me theks të veçantë si pasojë e dirigjimit të gjyqë- sorit nga politika. Tentimi për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale ka qenë një tentim pa substancë, i pasinqertë e joserioz për shfajësimin e trinomit politik, Thaçi, Veseli e Haradinaj, nga dëmet që ia kanë bërë Republikës e Kosovës. Është një mundësi e mirë që të zgjerohet mandati i Gjykatës Speciale për hetimin dhe gjykimin e krimeve ekonomike të pasluftës, pasi hetimi dhe gjykimi i krimeve ekonomike brenda kësaj strukture të ndërtuar brenda frymës së ndërtimit të institucioneve publike është utopi të mendohet për një luftë e pakompromis ndaj krimineleve”, tha Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”.

Ndërsa, analisti politik Arsim Haziri thotë se politika aktuale në stadin ku është, është për shkak të kapjes së përgjithshme të shtetit. “Përpos që kanë zaptuar e ndikuar gjithë instancat publike, po ashtu edhe në masë aspektin social, ngase një pjesë e shoqërisë duhet ta kenë detyrim për t’i mbështetur në procese zgjedhore dhe kësisoj ata arrijnë të qëndrojnë në pushtet”, u shpreh ai për “Kosova Sot”. Sipas tij, kjo është një politikë zaptuese me pasoja të rënda për vendin.

(Kosova Sot)