Eko Higjiena

Sulmon anëtarët e familjes, demolon orenditë shtëpiake dhe shfaq agresivitet, prangoset

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës nga stacioni Policor i Gjilanit janë njoftuar nga ankuesja Rome shtetase e Kosovës se pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin, nipin e saj, i njëjti, revoltohet shfaq agresivitet, fillon të demolon gjësendet dhe orenditë shtëpiake, edhe gjësendet tjera në shtëpi si dhe tenton ta sulmojë gjyshen e tij, por fatmirësisht nuk i shkakton lëndime.

Viktima dhe i dyshuari janë intervistuar dhe sipas viktimës e njëjta ndihet e kanosur sepse kjo nuk është hera e parë që nipi i saj ndërmerr këso veprime të rrezikshme dhe frikësuese ndaj saj.

Hidromorava

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cila ndaj të dyshimtit lëshoi vendimin mbi ndalimin për 48 orë. Rasti procedohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/