UBT

Ish-studentja e UBT-së, Gentiana Hoxha zyrtare administrative në Komunën e Lipjanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-studentja e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Gentiana Hoxha ende pa i përfunduar studimet e nivelit bechelor ishte punësuar në Komunën e Lipjanit, në pozitën e zyrtares administrative.

Studentja Hoxha ka thënë se kishte arritur të qaset lehtësisht në tregun e punës falë njohurive të marra gjatë studimeve, sepse sipas saj, UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë i cili kombinon teorinë dhe praktikën.

UBT

“Njohuritë e fituara në UBT dhe dashuria për profesionin, më kanë ndihmuar që të ngritëm profesionalisht në këtë fushë, por UBT përveç që i aftëson studentët e vet, ata po dalin të kualifikuar në shumë specializime që i ofron fakulteti”, tha ajo.

Një numër shumë i madh i studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, praktikojnë profesionin ende pa përfunduar studimet themelore, si dhe punësohen në institucione ose kompani të ndryshme mediatike dhe aplikojnë praktikat e fituara gjatë studimeve në UBT./rajonipress/