Lenjani porosi kandidatëve: Mos e harroni brezin kufitar
Gjilan – Selver Lenjani thotë se me vëmendje po i përcjellë fushatat e kandidatëve për deputet dhe pos Shaip Surdullit deri tani asnjë kandidat nuk është marrë me brezin kufitar. Kandidatët nuk guxojnë ta harrojnë kontestin kufitar në Karaqevë, Zahiraj e Debëllde.
Selver Lenjani pothuajse me interesim të jashtëzakonshëm përcjell çdo deklaratë apo lëvizje të kandidatëve për deputet.
Ndonëse Lenjanit i intereson programi dhe koncepti i tyre, atij megjithatë i intereson më tepër brezi kufitarë, investimet në ato pjesë, sensibilizimi i vijës kontestuese kufitare me Serbinë etj.
Lenjani thotë se deri tani vetëm Shaip Surdulli është marrë me problemin e Karaqevës dhe bëri një deklaratë shumë të matur e serioze kur tha se nuk do e braktisë fshatin. “Brezi kufitarë në Anamoravë është i gjerë dhe problemi është i madh dhe ende i pazgjidhur. Kandidatët nuk guxojnë të harrojnë kontestin kufitarë në Karaqevë, Zahiraj e Debëllde” tha Lenjani./rajonipress/


