Eko Higjiena

Deputetët duan të vendosin për presidentin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk pajtohet që për postin që ai mban të vendos Kuvendi. Thotë se qytetarët duhet të vendosin për presidentin e tyre.

Për këtë ide tashmë kanë filluar deklarimet e deputetëve.
Disa pajtohen e disa jo.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, për Tribuna Channel deklaron se kjo parti është kundër kësaj iniciative.

Mobi Casa

Kjo, sipas saj, ngase do minimizohej roli i Kuvendit

Ndryshe nga ajo, deputeti nga Nisma për Kosovë, Milaim Zeka po shprehet se në parim e përkrah një iniciativë të tillë.

Mirëpo, ai po deklaron se në asnjë mënyrë nëse kërkesa vjen nga Presidenti aktual, Hashim Thaçi.