Në Kmetovc në një pikë karburanti i maskuari plagos me armë zjarri viktimën
Gjilan – Policia e Kosovës stacioni Policor i Gjilanit janë njoftuar se në Emergjencë këtu në Gjilan është sjellë një person shqiptar, i plagosur si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri. Derisa viktima me tre familjar ishte në vend të punës në një pikë karburanti në rrugën Gjilan – Kamenicë, në dalje të fshatit Kmetoc është plagosur nga një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri-revole i cili ka tentuar të grabisë viktimën, i dyshimti më pas ka shtënë disa herë me armë, me ç ‘rast ka goditur viktimën në regjionin e krahut të majtë. I dyshuari ka ikur këmbë në malin që gjendet pas objektit të pompës.
Viktima është dërguar nga Qendra emergjente e Gjilanit për në QKUK- Prishtinë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë. Është njoftuar prokurori i shtetit për rastin. Rasti nën hetime njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


