Kuçi: Koalicioni PAN do ta formojë qeverinë pa u kushtëzuar nga minoritetet
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi pret qe koalicioni i përbërë nga PDK-AAK-Nisma dhe një numër i partive më të vogla të fitojnë mjaftueshëm në zgjedhjet e 11 qershorit në mënyre qe formimi i qeverisë nuk do të mund të kushtëzohej nga ana e minoriteve.
Ndonëse nuk preferon të flasë më shifra, zyrtari i lartë i PDK-së në një prononcim për ‘Indeksonline’, shprehet i bindur se ky koalicion do të fitojnë besimin e qytetarëve përballë konkurrenteve të tyre politikë.
“Ne presim të fitojmë besimin e qytetarëve përballe konkurrenteve tanë dhe të kemi numrin e nevojshëm të deputetëve qe formimi qeveritë të ndërtohet nga koalicioni ynë dhe komunitetet nuk mund ta kushtëzojnë formimin e qeverisë”, ka thënë Kuçi.
Zv/kryeministri në largim ka komentuar edhe fushatën e subjekteve politike për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.
Thotë se është fushatë konkurruese e projekteve për zhvillim dhe fuqizimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Natyrisht ka raste kur në mungesë të eksperiencave të subjekteve dhe këto kalojnë në frusterime qe përshkallëzohen në ndonjë rast. Ne kemi qenë tolerant dhe konkurrues me ide e projekte dhe kapacitete njerëzore qe i bëjnë të besueshme dhe garantojnë implementimin e tyre”, ka shtuar Kuçi.
E, ditë më parë, nënkryetar i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se koalicioni PAN synon të fitojë 51% e elektoratit në këto zgjedhje të parakohshme. /Indeksonline/


