Nexhat Daci zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës(ASHAK) sot ka zgjedhë kryesinë e re. Kryetar i Akademisë është zgjedhë Nexhat Daci, përderisa nënkryetar Jusuf Bajraktari, raporton Zeri.info.
Daci edhe gjatë viteve 1995-2002 ka qenë kryetar dhe sekretar general i ASHAK-ut.
Ai për dy mandate ka ushtruar funksionin e kryetarit të Parlamentit të Kosovës. Në vitin 2006 kryesia e LDK-së e kishte shkarkuar nga kjo pozitë dhe në vend të tij e kishte emëruar Kolë Berishën. /Zëri


