ARKATANA

BE-ja, pro vazhdimit të dialogut në nivel presidentësh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka takuar të hënën mbrëma në Bruksel kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit për të diskutuar për mundësitë në avancimin e rajonit në procesin integrues evropian në vitin 2018, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pjesëmarrës në takim ishin kryeministrat: Edi Rama (Shqipëri), Denis Zvizdiq (Bosnjë e Hercegovinë), Zoran Zaev (Maqedoni), Ramush Haradinaj (Kosovë), Dushko Markoviq (Mali i Zi) dhe Ana Brnabiq (Serbi).

LEXO EDHE: Opozita: Dialogut t’i prijë Haradinaj, jo Thaçi

Vendet e Ballkanit t’i përshpejtojnë reformat!

FIDANISHTJA

Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Mogherinit pas takimit thuhet se mysafirët nënvizuan përkushtimin e tyre të thellë dhe interesin për forcimin e marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë dhe interesave të përbashkëta regjionale.

LEXO EDHE: Refuzohet integrimi i 23 ish-policëve të MUP-it, s’e kalojnë ‘verifikimin e sigurisë’

“Në këtë kontekst u përmend edhe rëndësia e diskutimeve/dialogut mes presidentëve Thaçi e Vuçiq në avancimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë”, thuhet në komunikatë, shkruan tutje “Zëri”.

Mogherini ka nënvizuar nevojën që të gjitha vendet në Ballkan t’i përshpejtojnë reformat esenciale me një dinamikë të ringjallur në politikën e zgjerimit të BE-së dhe një shans për të bërë progres të rëndësishëm në tërë rajonin.