Mobi Casa

Në theqafje

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Poezi nga Ramadan Mehmeti

Kur thyhet palca kurrizore
Zogjtë kot i ndërrojnë polet në fluturim
Bar shërues nuk ka
Një fije shprese po të mbetej
A një dritë po të ta prekte flokun
Biografia do të shkruhej ndryshe
Shpirti i thyer në theqafje
Në netët e vona të mërzisë
I ngrysur mëkatet mbledh
Në pasqyrën e thyer
Lëngata shtrihet pashkëputshëm
Drejt natës së varrit
Lamtumira e fundit nuk jepet
Se diku o diku në hapësirë
Ka sfond për diellin

FIDANISHTJA

(Poezi e botuar në vitet e ’70-ta)