Mobi Casa

AAK: Xhavit Salihu do të mbetet shembull për gazetarinë gjilanase e më gjerë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ikja në amshim e gazetarit, njeriut të urtë e vizionar si Xhavit Salihu, krijon boshllëk në gazetarinë gjilanase dhe më gjerë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, i shpreh ngushëllime familjes Salihu, kolegëve gazetarë dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit.

FIDANISHTJA

Xhaviti gjithëmonë ishte i gatshëm të jep çdo gjë nga vetja për të mirën e përgjithshme. Do të mbetet shembulli më i mirë i një gazetari, një gazetarie të drejt e të paanshme, një qytetari aktiv dhe një shoku të vërtetë e me vlera. Ike nga ne veç fizikisht, për të mbetur gjatë në kujtimet dhe mendjet tona. U prefsh në paqe njeri i penës thuhet në njoftimin e AAK-së dega në Gjilan./rajonipress/