Kombëtarja pa Xhakën e Gashin
Para stërvitjes, Gianni De Biasi ka publikuar listën për këto dy ndeshje, ku vërehet mungesa e Taulant Xhakës dhe Shkëlzen Gashit.
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë zyrtare para ndeshjes miqësore me Luksemburgun, derisa më 11 qershor do të luajë ndaj Izraelit, njofton albinfo.ch.
Në seancën stërvitore ka pasur shumë mungesa, kurse gjatë ditëve në vijim pritet të vijnë edhe lojtarët tjerë.
Para stërvitjes, Gianni De Biasi ka publikuar listën për këto dy ndeshje, ku vërehet mungesa e Taulant Xhakës dhe Shkëlzen Gashit.
Duket se dy futbollistët shqiptarë nuk do të ftohen më nga trajneri italian, i cili kishte disa mospajtime me lojtarët.
Lista e Shqipërisë:
Portierë, Strakosha, Hoxha, Shehi
Mbrojtës, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Mavraj, Veseli
Mesfushorë, Basha, Kaçe, Memushaj, Roshi, Lila, Lenjani, Kukelli, Abrashi
Sulmues, LLullaku, Cikalleshi, Sadiku, Latifi, Grezda, Hyka
http://www.albinfo.ch/kombetarja-pa-xhaken-e-gashin/


