ARKATANA

Fushatë me duar në xhepa, partitë mashtrojnë sovranin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ditët e para të fillimit të fushatës zgjedhore nga partitë politike, po shihet qartë se asnjëra prej tyre nuk ka program të qartë qeverisës, për ta bindur qytetarin që të votojë për diçka që sjell ndryshime në cilësinë e qeverisjes, në zhvillim dhe perspektivë nga e kaluara, por kryesisht po mundohen të mashtrojnë, duke folur vetëm përmendësh, me fjalë në erë, madje shpeshherë edhe duke demantuar vetveten për të ashtuquajturat programet e tyre inekzistente e amatore të qeverisjes.

Këto parti akoma nuk kanë program të shtypur qeverisës në broshurë me pikat konkrete dhe nuk i kanë botuar as në uebfaqet e tyre.

UBT

Analistët politikë theksojnë se kjo është ajo pika më e dobët e partive politike që ndikon edhe në humbjen e besimit, ngase tani, përveç premtimeve astronomike në erë, politikanët në këtë fillim fushate po mundohen ta manipulojnë votuesin edhe me akuza të shumta kundër njëri-tjetrit!

Analisti politik Albinot Maloku thotë se kjo futje e partive politike në fushatë zgjedhore, pa programe të shkruara e të detajuara qeverisëse për votuesin, tregon më së miri se në çfarë gjumi të thellë janë zënë ato, krejtësisht të papërgatitura për zgjedhje që shumica e tyre vetë i ka kërkuar. “Subjektet politike në Kosovë për zgjedhjet e 11 qershorit janë duke lënë përshtypjen se aspak nuk kanë qenë të përgatitura për këto zgjedhje. Asgjë ende nuk është e shkruar, e zeza në të bardhen, se çfarë oferte konkrete programore kanë ata. Kjo tani po tregon se edhe periudha e kërkesës së tyre agresive për të shkuar në zgjedhje të parakohshme paska qenë periudhë muhabetesh, por jo edhe planesh konkrete. Nëse nuk kanë pasur kohë që planin e programin ta përpilojnë si koalicione, nga fakti se ato u realizuan në momentin e fundit, do të duhej të kishin së paku subjektet politike veç e veç”, potencoi Maloku./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.