“Tigrat” e Vllaznisë së Pozheranit do të vërshojnë Mitrovicën
Gjilan – Tifozët e Vllaznisë së Pozheranit, “Tigrat” dhe qytetarët e Anamoravës janë mobilizuar si asnjëherë më parë, ata në mënyrë të organizuar nesër duke filluar nga ora 12:00 do të udhëtojnë drejt qytetit të Mitrovicës ku do të zhvillohet ndeshja e play off-it me skuadrën e Ferizajit duke filluar në ora 16:00 ne stadiumin “Riza Lushta”.
Në këtë interesim të paparë shumë biznese nga Pozherani e rrethina po ndajnë mjete financiare, po ofrojnë autobus gratis për bartjen e shikuesve, ndërsa tifozët “Tigrat” janë duke përgatitur befasira të ndryshme që sa ma mirë t`i përkrahin idolët e tyre në fushë.
“Tigrat” futbollistët e Vllaznisë i quajnë heronjë të vërtet, dhe premtojnë se së bashku nesër do të shkruajnë historinë e re të klubit të zemrës, Vllaznisë së Pozheranit. /rajonipress/


