ARKATANA

Liringrënësit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Merxhan Avdyli

Hidromorava

Ata po vijnë nga nëntoka
E gjeografisë së brendshme
Të atdheut tonë të trembur,
Si specie të tërbuara,
Duke ngrënë pamëshirë
Gjithë blerimin e jetës sonë,
Për të vendosur për fatin tonë.
Po ata vijnë edhe nga nëntoka
E gjeografisë jashtë atdheut
Nga mali i zi, nga deti i egër
Nga lumi i vdekur, nga fusha e djegur
E hyjnë drejt në zemrën e atdheut
Duke gërmuar të kaluarën
Të tashmen e tij duke e gërryer
E duke na e ngrënë lirinë tonë
Çdo ditë e më shumë.