Fundamenti

Lunaçek dënon ashpër sjelljen e Serbisë ndaj Jahjagës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Autoritetet e Serbisë i ndaluan ish-Presidentes Atifete Jahjaga që të marrë pjesë në një takim në Beograd. Eurodeputetja Ulrike Lunacek dënon ashpër këtë sjellje të Serbisë.

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte e ftuar për të promovuar librin “Unë dua të dëgjohem”, kushtuar rreth 20.000 femrave të dhunuara nga forcat serbe, gjatë luftës së Kosovës. Libri pritej të prezantohet sonte në Beograd, në kuadër të Festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, i cili po mbahet në kryeqytetin e Serbisë. Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuese e posaçme për Kosovën, Ulrike Lunacek e ka dënuar ashpër sjelljen e autoriteteve serbe.

United Hospital

“Është plotësisht e papranueshme që ish-Presidnetes së Kosovës, Atifete Jahjaga, t’i pamundësohet nga autoritetet serbe pjesëmarrja në Festivalin „Mirëdita, Dobar Dan”, thotë Lunacek në një prononcim për Deutsche Wellen.

Presidentja Jahjaga kishte për qëllim të prezantojë atje librin “Unë dua të dëgjohem”, për femrat e dhunuara dhe keqtrajtuara në Kosovë gjatë kohës së luftës. “Kjo sjellje e autoriteteve serbe është edhe një kundërshtim tjetër i marrëdhënieve të mira fqinjësore, për të cilat Beogradi është obliguar në dialogun e Brukselit me Kosovën të ndëmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, pohon Lunacek, e cila kërkon që “autoritetet e Serbisë menjëherë të mundësojnë hyrjen e ish-Presidentes Jahjaga në Serbi me qëllim që sonte të mund të marrë pjesë në takimin ku është ftuar.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.