ARKATANA

Sallah Sherifi e Elmaz Halimi: Ndeshje historike për Vllaznin e Pozheranit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ethet e futbollit e kanë kapluar qytezën e Pozheranit, tani e një kohë të gjatë që nga themelimi i sajë ne vitin 1973, nuk kanë pasur rast me të mirë për tu inkuadruar në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Vllaznia të shtunën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë kërkojnë të bëjnë histori, ata do të ballafaqohen me skuadrën e Ferizajit.

Për futbollistët e Vllaznisë kjo ndeshje është “o sot o kurrë”, një inkuadrim të Vllaznisë e do i madh e i vogël në anën e Anamoravës.

Kjo ndeshje me rëndësi të veçantë, ka bërë që udhëheqësia e Vllaznisë t`i relaksojnë futbollistët e saj të ambientohen me qytetin e “Minatorëve” në Mitrovicë, duke u akomoduar në Mitrovicë tani e tri ditë.

Mobi Casa

Padyshim meritë të pakontestueshme kanë të gjithë në skuadrën e Vllaznisë për këtë sukses historik, duke filluar që nga kryetari klubit e gjerë të punëtori i fundit në skuadër.

Trajneri i cili bëri revolucion tek skuadra e Vllaznisë është Sallah Sherifi, i cili edhe njëherë, po tregon se ka potencial të madh për të udhëhequr skuadrat futbollistike, çka e ka dëshmuar shumë herë.
“Së pari ne nuk jemi në karantinë siç kanë bërë të ditur disa mediume, ne po ushtrojmë dhe po relaksohemi për ndeshjen të cilën na pret, dëshmuam gjatë tërë kampionatit se ne jemi skuadër e kompletuar me futbollist të dëshmuar, ne do të japim gjithçka nga vetja dhe më të mirën që dimë dhe mundemi, ky është disponimi i të gjithëve do t`i bëjmë krenar të gjithë, porosisim skuadrën fqinje Ferizajin se ka ardhur koha që Vllaznia ta shijon Superligën uroj që kjo ndeshje të mbahet në mend për një kohë të gjatë në analet e Vllaznisë”, shprehet trajneri Sallah Sherifi.

Një kontribut të jashtëzakonshëm për këto suksese të Vllaznisë ka dhënë edhe ndihmës trajneri, Elmaz Halimi,i cili para kësaj ndeshje historike ka bërë të ditur.
“Së pari falënderoj kryesin dhe futbollistët që përgjatë tërë kampionatit kanë dhënë më të mirën e tyre, ndeshja e të shtunës do të jetë e veçantë për klubin tonë kërkojmë së bashku të shkruajmë histori por do të jetë një ndeshje e vështirë, ne kemi adutët tanë jemi të përgatitur maksimalisht për këtë sfidë shpresoj se në fund do të festojmë, këtë do ta dëshmojmë përgjatë 90 minutave në stadiumin “Riza Lushta” në qytetin e Minatorëve”, thekson Halimi.

Dy trajnerët Sherifi dhe Halimi, kanë edhe një porosi të veçantë për tifozët “Tigrat” të klubit të tyre.
“Do të jetë një numër i madh i shikuesve që do të na përkrahin ashtu siç na kanë përkrahur gjithmonë, do të jenë prezent si në mënyrë të organizuar njëashtu edhe individuale, lusim dhe nuk dyshojmë në asnjë moment se ata do të tregojnë kulturë të lartë të animit”./sylejman ismajli/rajonipress/