ARKATANA

Haliti priti për vizitë fëmijët e çerdhes “Gëzimi Ynë“

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në prag të festës së 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot për vizitë fëmijët e çerdhes së fëmijëve ”Gëzimi Ynë“ në Viti.

Gjatë kësaj vizite kryetari Haliti ju ka uruar fëmijëve këtë festë. Halti ndër tjerash tha se ai ndihet i lumtur që në prag të 28 Nëntorit po ju uron këtë festë fëmijëve pasi që ata sipas tij janë e ardhmja dhe shpresa e këtij vendi.

FIDANISHTJA

Megjithatë ai shtoj se institucionet komunale të Vitisë, po punojnë që fëmijët e çerdhes në Viti, të kenë kushte sa më të mira duke potencuar se në kuadër të një bashkëpunimi të komunës me Fondacionin Kosovë – Luksemburg do të bëhen disa ndryshime pozitive në Çerdhen “Gëzimi Ynë“ në Viti./rajonipress/