Plagoset një person, i dyshuari në arrati
Gjilan – Policia e Kosovës është informuar për një rast gjuajtje me armë zjarri. Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes në lidhje me rastin e të shtënave me armë zjarri në kafenenë “Imprevju” në lagjen “Dardani I” në Gjilan, rreth orës 17:56, është plagosur një person, i cili për momentin është duke u trajtuar në emergjencën e Gjilan, dhe nga mjekët njoftohemi se është jashtë rrezikut për jetë.
Personi i dyshuar i njohuar për policin ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturën Mercedes SL ngjyrë e zezë targat 03, dhe është në kërkim të policisë. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


