KKVITI

Në Karadak

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Nga Tefik Selimi

N’Karadak
është një plak
fytyrë gjak,
por trim
e tmerroi turkun
n’Kaçanik.
Ky pëllëmbë njeri
ishte Idriz Seferi
tribun i rrallë shqiptar
Dërgut Pashës
faqe zi
ia shtini tmerrin
deri n’Azi.
Edhe Mulla Idriz
nga Gjilani
bëri luftë
Gjithmonë i pari,
por Agimi
ky zog mali
nga Karadaku,
theu kufirin
shqiptaro-shqiptar
në Kosharën
legjendare…

Eco Higjiena

Tefik Selimi, poezi nga vepra e botuar “Lule prilli”