Të premtën disa fshatra të Gjilanit mbesin pa energji elektrike
Gjilan – Sipas njoftimit të KEDS-it gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bresalc, Koretisht, Ponesh, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci dhe Zhegovci.
Sipas KEDS-it këto janë ndërprerje të domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit derisa arsyeja e ndërprerjes është pastrimi i trasesë.
Ndryshe ndërprerja bëhet më 02.06.2017 në NS 35/10kV Gjilan 5 do të shkyçet: Dalja 10 kV Bresalci (Kodi: 63000010), prej orës 11:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci dhe Zhegovci./rajonipress/


