ARKATANA

Në garën për kryeministër edhe Lugina e Preshevës si prioritet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sa më shumë që po afrohet dita e zgjedhjeve aq më shumë po shtohen zotimet e kandidatëve për kryeministrit të vendit. Edhe pse, zyrtarisht fushata zgjedhore nuk ka filluar ende, kjo nuk i ka penguar ata që tu kërkojnë votën qytetarëve duke folur e premtuar për çështje të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet e Kosovës me shtetet fqinje.

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, thotë se është i rëndësishëm deklarimi për reciprocitet mes Kosovës e Serbisë. Këtë ai e thotë duke bërë krahasimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi me serbët në Kosovë. Mirëpo, ai shpreson që ky interesim të mos ndryshojë pas përfundimeve të zgjedhjeve.

Uji Dea

“Më vjen shumë mirë që në agjendën e gjithë kandidatëve për kryeministër, Lugina e Preshevës po gjen hapësirë në këtë proces zgjedhorë. Shpresoj që intensiteti i këtij interesimi të mos venitet pas përfundimit të zgjedhjeve. Vlerësoj shumë të rëndësishëm potencimin e reciprocitetit në raport Kosovë – Serbi, sepse garancat që Kosova i jep për të drejtat e pakicave, as përafërsisht nuk respektohen në Serbi në raport me shqiptarët. Është koha e fundit që Kosova, edhe në dialogun e Brukselit, por edhe në raportet e tjera me Serbinë, reciprocitetin ta shtrojë si kusht. Qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve është një çështje e rëndësishme, megjithatë mendoj që për stabilitetin rajonal, krucial është respektimi i të drejtave të pakicave”, ka deklaruar për Gazetën e Re Kamberi.

Sipas tij, statusi i privilegjuar i disa pakicave siç është rasti me serbët e Kosovës, e mohimi i të drejtave të disa pakicave tjera si shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është e dëmshme për stabilitetin në Ballkan. (Marrë pjesërisht nga Gazeta e re, Prishtinë, transmeton portali jetapress)