HW

Institucionet për 9 muaj shpenzuan 12 milionë euro për derivate

/ 2 minuta lexim
HW

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti institucionet e shtetit vetëm për derivate kanë arritur t’i shpenzojnë hiç më pak se 11 milionë e 960 mijë euro, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka një rritje të shpenzimeve për 16 për qind, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave (MF) shihet se gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2016 institucionet e Kosovës për derivate kishin arritur t’i shpenzojnë 10.3 milionë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2015 për këtë qëllim janë shpenzuar 11 milionë e 999 mijë euro.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të MF-së shihet se rritje e shpenzimeve gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti është bërë edhe në kategorinë buxhetore të identifikuar si “Shpenzimet për shërbime”, ku për nëntë muaj për këtë qëllim janë shpenzuar 32.8 milionë euro, apo 12 për qind më shumë sesa janë shpenzuar në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

FIDANISHTJA

Po ashtu edhe më tutje një shumë e konsiderueshme e mjeteve vazhdojnë të shpenzohen për pagesën e qirave të institucioneve që janë të vendosura në objekte private, shkruan tutje “Zëri”.

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 5 milionë e 430 mijë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2016 për këtë qëllim janë shpenzuar 5 milionë e 340 mijë euro, derisa në nëntëmujorin e parë të vitit 2015 janë shpenzuar 5.4 milionë euro.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se shpenzimet gjatë kësaj periudhe kohore në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë rritur edhe për mirëmbajtje të objekteve, të rrugëve dhe të automjeteve, ku gjatë 9 muajve të parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 17.32 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë shpenzuar 16.63 milionë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.