UBT

Konfiskohet vetura e falsifikuar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje në progres tek një kafiteri në fshatin Llabjan, patrulla policore në vendin e ngjarjes ka vërejtur një veturë të dyshuar me targa 05 me vozitës të pa njohur, vetura nuk është ndalur në urdhër të policit dhe kanë ikur duke braktisur veturën në një rrugicë, kurse personat kanë ikur në pyll.

Pas verifikimit të veturës është vërtetuar se targat janë false dhe nuk i përkasin asaj veture. Vetura në fjalë është konfiskuar dhe dyshohet të jetë e falsifikuar.

Mobi Casa

Pas një pune hetimore është arrestuar edhe i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti i dedikohet prokurorisë në procedurë të rregullt njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/