Në Smirë të Vitisë haset në një mjet shpërthyes, granatë dore
Gjilan – Me 19 nëntor 2017 rreth orës 11:30 ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës nga fshati Smirë komuna e Vitisë ka njoftuar policin e Kosovës se derisa ka qenë duke punuar në oborrin e tij në një mur ka hasur me një mjet shpërthyes granat dore model A1 ngjyrë e gjelbër dhe (112) copë fishek të kalibrit, nuk mund të identifikohet për shkak se kanë korrozion.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti për dominim i FSK-së i cili ka tërheq mjetin e dyshuar, dhe fishekët, mjeti dhe municioni në bazë të shenjave identifikuese besohet të kenë mbet nga lufta e dytë botërore.
Gjatë tërheqjes çdo gjë ka qenë në rregull, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për krimet të rënda në Gjilan, i cili konfirmon se nuk, ka elemente të veprës penale, rasti mbyllet me një shënim zyrtar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


