Eko Higjiena

Meta: Shqipëria nën monitorim për vizat, të mos veprojmë emocionalisht me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me ambasadorët e Shqipërisë ku tha se Shqipëria duhe të vijojë të përpiqet për të përmbushur 5 prioritetet për çeljen e negociatave.

Gjatë këtij takimi presidenti kërkoi të mos veprohet emocionalisht dhe me Kosovën, për shkak se vendi ynë është në monitorim, përsa i përket liberalizimit të vizave.

Meta u ndal në takimin e fundit që pati në Kosovë dhe kërkesës së bërë nga homologu Hashim Thaçi, për dhënien e pasaportave të Shqipërisë për shtetasit e Kosovës.

Mobi Casa

Sipas tij, nëse Shqipëria do të ndërmerrte çdo veprim emocional, jo vetëm nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës, por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

“Ndërsa në një plan më afatgjatë kjo nuk do të thoshte asgjë për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, përkundrazi do i vinte ato në një pozitë edhe më të vështirë. Ndaj unë shpresoj që pas raundit të dytë të zgjedhjeve që po bëhen atje edhe politika e Kosovës të bëjë përpjekje më të mëdha për të kapërcyer këtë moment sepse zgjidhja e këtij problemi do ta përqendronte akoma më mirë Kosovën”, tha Meta, duke shtuar se dialogu me Serbinë duhet çuar para, dhe “do t’i jepte fund një frustrimi të jashtëzakonshëm që me të drejtë e kanë qytetarët e Kosovës, si të vetmit në rajon që po përjetojnë një izolim të padrejtë e të pamerituar”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.