FIDANISHTJA

Ismet Hajdini: Mos dyshoni në fitoren tonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mos dyshoni në fitoren tonë sepse kundërshtari ka plotësuar të gjitha kushtet për të qenë moti kohë në opozitë ka thënë Ismet Hajdini.

Sot në minutat e para të mëngjesit u bë hapja zyrtare e fushatës me shtabet e përbashkëta AKR-LDK të dy degëve në Gjilan.

Para qindra simpatizantëve të koalicionit AKR-LDK u bë edhe hapja zyrtare e fushatës zgjedhore 2017, ku të pranishëm ishin kandidatët për parlamentin e Kosovës nga koalicioni AKR-LDK në Gjilan.

Kryetari i degës së AKR-së dhe njëherit edhe kandidat për parlamentin e Kosovës në hapjen e fushatës para qindra simpatizantëve tha mos dyshoni në fitoren e koalicionit tonë.
“Mos dyshoni në fitore të koalicionit tonë as mos e diskutoni fitoren se kundërshtari ka plotësuar të gjitha kushtet për të qen në opozitë”.

Mobi Casa

Kandidati për deputet nga AKR dega në Gjilan Ismet Hajdini, fillimisht është takuar me shtabin e AKR-së pak minuta para se të hapet zyrtarisht fushata zgjedhor. Ku të gjithë të pranishmëve në zyret e AKR-së ju drejtua me një fjalë rasti për rendësinë e këtyre zgjedhjeve.

Ai tha se këto zgjedhje janë fitore e sigurt e Koalicionit tonë.
“ Këtë zgjedhje janë fitore e sigurt e koalicionit tonë, por rëndësia e këtyre zgjedhjeve do të jete e madhe sepse Kosova do të bëjë kthesën e saj drejt një normaliteti që ka kohë qe është dalur nga të qenit e qeverisur si duhet. Me rrugëtimin tonë të përbashkët dhe me mbështetjen e madhe të presidentit Behgjet Pacolli ne do të jemi shembull dhe Kosova do të ndërrojë për të mirë”.

AKR nga sot benë të ditur zëdhënësi i shtabit Sami Spahiu do të shtoj aktivitet e njëpasnjëshme, duke shpalosur para qytetarëve të programin tonë fitues të koalicionit AKR-LDK në këto zgjedhjet e 11 Qershorit 2017 thuhet në njoftimin e AKR-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.