UBT

Thaçi udhëton në Kanada, merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot në Kanada, ku do të jetë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, që do të mbahet në Halifax.

Krahas homologëve dhe përfaqësuesve të lartë, presidenti Thaçi do të jetë njëri ndër folësit kryesor në këtë Forum, i cili mbledh më shumë se 300 përfaqësues të 70 shteteve të ndryshime të botës.

Presidenti Thaçi, para shumë përfaqësuesve të shteteve, instituteve prestigjioze dhe kompanive të sigurisë, do të paraqesë të arriturat e Kosovës, si një faktor i paqes në Ballkan dhe Evropë.

FIDANISHTJA

Në kuadër të forumit, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të Kanadasë, të NATO-s dhe shteteve pjesëmarrëse në këtë forum.

Gjatë këtyre takimeve, presidenti do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së këtyre shteteve në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifax është i njohur si një ngjarje vjetore, e cila krijon hapësirë për vendimmarrësit që të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.