Fundamenti

Demarkacioni, jashtë agjendës së Haradinajt në Bruksel

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka treguar agjendën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës të cilën do ta realizojë në Bruksel më 17 nëntor.

I pyetur se a do të diskutohet edhe për çështjen e demarkacionit, gjatë takimeve që Haradinaj do të zhvillojë në Bruksel, Vllahiu ka thënë se ajo nuk është në agjendën e kryeministrit.

“Çështja e demarkacionit nuk është pjesë e agjendës, përveç faktit që çështja e demarkacionit mund të diskutohet brenda takimeve bilaterale që do të zhvillohen gjatë ditës së premte me kryeministrin dhe zyrtarët e lartë evropian të BE-së”, ka thënë Vllahiu në RTV21.

Uji Dea

Në takimet e Haradinajt në Bruksel do të diskutohet kryesisht për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

Zëdhënësi i Qeverisë ka thënë se pjesë e agjendës së Këshillit të Stabilizim Asocimit është kryesisht rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht reformat në vend dhe prioritetet, nëse janë zbatuar ose jo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.