Mobi Casa

Çitaku në OKB: Kosova do t’i realizojë të gjitha marrëveshjet e Brukselit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur në Këshillin e Sigurimit të OBK-së ku po diskutohet për Raportin tremujor për Kosovën. Çitaku fillimisht ka demantuar ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq për ato që ka thënë paraprakisht, se nga Kosova janë larguar 200 mijë serbë që nga paslufta dhe se nuk respektohen të drejtat e tyre.

Daçiq kishte përmendur se kanë shkuar katër vjet e gjysmë nga arritja e marrëveshjes në Bruksel, për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Do t’i realizojmë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”, ka qenë përgjigja e Çitakut.

“Ka pas ngecje por përkushtimi është aty”, ka shtuar ajo.

“Kosova dëshiron proces që do të çoj deri te normalizimi i plotë i marrëdhënieve të të dyja shteteve”.

“Shteti nikoqir i këtij vitit të Asamblesë së Interpol nuk u ka lejuar anëtarëve të delegacionit të Kosovës të marrin vizat. Kjo ka bërë tërheqjen e aplikimit për këtë vit”.

Uji Dea

“Vetëm dje në Kosovë pesë anëtarë të komunitetit jo shumicë janë graduar me grada të larta të FSK-së. Ushtria e Kosovës do të jetë moderne. Askush nuk do të ketë fuqi të vendosë veto mbi të”.

Më tej Çitaku ka folur sa i përket shtetësisë së Kosovës, që sipas saj është e pakontestueshme dhe e konfirmuar në organizma ndërkombëtar.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se Kosova nuk ka thyer asnjë ligj të drejtësisë ndërkombëtare. Derisa po i afrohemi dhjetë vjetorit të pavarësisë, kemi arsye për të qenë shumë krenar. Kosova ka bërë ngritje në të bërit biznes. Sportistët e kanë ngritur Kosovën në Olimpiadë, duke ngritur flamujt në vendet ku politika nuk ka mundur”, ka thënë ajo.

“Institucionet e Kosovës e kanë kaluar një rrugë të gjatë për të akomoduar të drejtat e komuniteteve jo shumicë. Komuniteti serb në qeverinë aktuale, përfaqësohet me zëvendëskryeministër, ministra dhe zëvendësministra. Pretendimi se 200 serbë janë të zhvendosur nga Kosova është e pasaktë, sikur kjo të ishte atëherë asnjë serbë nuk do të jetonte sot në Kosovë”.

“Sipas regjistrimit të vitit 1991, numri i serbëve ka qenë 194 mijë. Sot nuk dihet numri i serbëve që jeton në Kosovë. Është për të ardhur keq që një periudhë kur duhet ta përmbyllim dialogun me Serbinë, përfaqësuesit e saj vazhdojnë me deklarata me të gjitha llojet për ta rishkruar historinë”

“Madje duke zgjedhur Vukotiqin, kriminel lufte që të ligjërojë në akademinë ushtarake. Ky është një refuzim i rrezikshëm i së vërtetës për luftën. Është sikur ne të angazhojmë një hajn të ruaj bankat tona”, ka shtuar Çitaku ndër të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.