UBT

Fungo: Gjendja e sigurisë në Kosovë e qetë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komandanti i KFOR-it në largim, gjeneral major Giovani Fungo gjatë një konference të mbajtur për media, ka shpalosur objektivat që janë arritur gjatë mandatit dhe sigurinë e Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Gjendja e sigurisë në Kosovë sipas Fugos është e qetë dhe se nuk sheh kërcënime në aspektin e sigurisë, duke vlerësuar lartë bashkëpunimet me Policinë e Kosovës, Forcë e Sigurisë së Kosovës dhe EULEX-in.

Situata e sigurisë në Kosovë është mjaft e mirë. Nuk shoh ndonjë kërcënim. Aspektet e sigurisë janë zhvilluar në mënyrë shumë efikase. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe EULEX-in” tha Fungo, raporton “Zëri.info”.

Uji Dea

Fugo gjithashtu potencoi se prezenca e KFOR-it në Kosovë është e ndërlidhur me disa kushte.

“Prezenca e KFOR-it nuk është e ndërlidhur me ndonjë periudhë kohore, është e ndërlidhur me disa kushte dhe kur të plotësohen ato kushte KFOR-i do të jetë në gjendje të ndryshoj strukturën”, tha ndër të tjera Fungo.

Ndërkohë, KFOR-i të mërkurën do të mbaj edhe ceremoninë e ndërrimit të komandës, ndërmjet komandantit në largim Giovani Fungo dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it gjeneral major Salvatore Cuoci./Zeri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.