qëndro uni im…
Poezi nga Bilall Maliqi
qëndro uni im, qëndro
edhe pas furtunave të egra
të paskarpateve stuhi
qëndro uni im, qëndro
përballë hijeve të hijezuara
sall për tradhti…
qëndro uni im, qëndro
si një lis kokëlartë
që matet me të qiellit kaltëri
qëndro uni im, qëndro
mos lëviz nga ajo pikë
(je) uni im kudo shfaq burrëri
(13 nëntor 2017)


