Hidromorava

Nis ndërtimi i rrugës katër korsi Gjilan – Livoç i Ulët, kosto 2 milionë euro

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kanë hapur sot zyrtarisht punimet në ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët, e cila kap vlerën e afro 2 milionë euro.

Kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Zharku për mbështetjen e madhe që ka dhënë për Gjilanin në aspektin infrastrukturor.

“Sot po e fillojmë ndërtimin e korridorit infrastrukturor Gjilan-Livoç i Ulët. Zgjerimi i rrugës do të fillojë prej qendrës së qytetit dhe do të përfundoj në fshatin Livoç i Ulët, e që realisht e integron në zonën urbane. Rruga do të ketë katër korsi, zonën e gjelbër, infrastrukturën përcjellëse nëntokësore dhe ndriçimin publik. E falënderoj ministrin Zharku dhe qeverinë për përkushtimin në realizimin e këtyre projekteve”, tha Haziri, gjatë paraqitjes para gazetarëve, duke paralajmëruar edhe fillimin e projekteve tjera milionëshe.

“Do të vazhdojmë me korridorin e dytë Gjilan-Prishtinë, i cili që fillon nga tuneli e deri në fshatin Livoç të Epërm. Dhe natyrisht, rruga më e rëndësishme dhe më kapitale për juglindjen dhe Luginën që e lidhë me Kosovën është autostrada Gjilan-Prishtinë, e cila sipas procedurave do të fillojë në muajin gusht. Kjo është një kthesë, do të thoja historike, për investimet në komunën e Gjilanit”, tha Haziri.

United Hospital

Ministri Lutfi Zharku është zotuar se ndërtimi i kësaj rruge do të bëhet sipas standardeve më të larta, përderisa ka nënvizuar se kjo rrugë do ta ndryshoj plotësisht pamjen e Gjilanit.

“Rruga do të jetë e me gjatësi mbi 3 kilometra, e me gjerësi 20 metra. Do të jetë një rrugë moderne, e cila do ta ndryshoj plotësisht pamjen e Gjilanit. Ndërsa, në fillim të korrikut do të hapen ofertat për zgjerimin e rrugës Gjilan-Liqeni i Livoçit, e cila ka gjatësi 2.9 kilometra si dhe do të fillojmë në rekonstruimin e plotë të rrugës prej Kllokotit deri në Gjilan. Definitivisht, gjatë kësaj jave presim që ta kemi edhe shpalljen e tenderit në përputhje me mendimet e qeverisë dhe Komisionit Ndërministror për autostradën e Gjilanit”, u shpreh ministri Zharku.

Ndërtimi i rrugës Gjilan-Livoç i Ulët do të zgjas 150 ditë pune sipas planit dinamik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.